Shkup, 10 mars 2021 – Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup pranë Fakultetit të Shkencave Teknike, realizohen dy mbrojtje publike të ciklit të dytë.
Kandidatja për magjistër në drejtimin Inxhinieri ekonomike dhe menaxhment, Nermine Zejnullahi, me sukses mbrojti temën e magjistraturës “Analizë e procesit të integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor në BE, me theks të veçantë politika e përbashkët e bujqësisë së BE-së” para komisionit në përbërje:
Doc. dr. Rilind Ademi (kryetar),
Prof. asoc. dr. Zoran Trifunov (anëtar), dhe
Prof. dr. Agim Mamuti (mentor).
Kandidatja për magjistër në drejtimin Inxhinieri ekonomike dhe menaxhment, Igballe Selmani, me sukses mbrojti temën e magjistraturës “Ndikimi i planifikimit dhe pozicionit konkurues në treg në suksesin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me theks të veçantë në RMV” para komisionit në përbërje:
Doc. dr. Bukurie Imeri Jusufi (kryetare),
Doc. dr. Bujamin Bela (anëtar), dhe
Prof. asoc. dr. Neritan Turkeshi (mentor).
UNT kandidateve tani më Mr. Nermine Zejnullahi dhe Mr. Igballe Selmani ju uron suksese në karrierën e tyre.

159434854_3747725202001552_2131880707078377707_o

159292941_3747725212001551_3876750401551701940_o

159578007_3747725198668219_3534949730340372676_o

By