𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟒 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏 Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, nxorri vëllimin ri dynumërsh të Revistës shkencore ndërkombëtare‘’Revista e Evropës juglindore për zhvillim të qëndrueshëm 𝐒𝐄𝐄𝐉𝐒𝐃.
Revista Shkencore SEEJSD del për të pestin vit me radhë si botim i UNT-së, ndërsa redaktor të kësaj reviste janë: Robert Pichler nga Austria, Iraj Hashi nag Britania, Rizvan Sulejmani nga Maqedonia e Veriut, Mimoza Dushi nga Kosova dhe Bekim Fetaji nga Maqedonia.
Kryeredaktor i saj është Prof.dr. Aziz Pollozhani.
Punime shkencore kanë dorëzuar 28 pedagogë nga India, Anglia,
Spanja, Turqia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Franca, Holanda, Bosnjë e Hercegovina dhe vendi ynë.
Me botimin e këtij vëllimi, UNT arriti të botojë gjithsej 10 numra të revistës shkencore, dhe atë nga 2 në vit, gjatë pesë viteve të kaluara.
‘The South East European Journal of Sustainable Development’ (SEEJSD) është një revistë që botohet dy here në vit, nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Vendet e rajonit po i nënshtrohen një procesi tranzitor dhe shoqëritë e tyre përkatëse ende po përpiqen të krijojnë zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin shoqëror, pavarësisht nëse ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, arsimin, mjedisin, çështjet sociale ose përparimet teknike dhe teknologjike. Prandaj, SEEJSD synon të sjellë kërkime mbi zhvillimin e qëndrueshëm me një fokus në Evropën Juglindore. Kërkimi qendror në rajone të tjera është gjithashtu i mirëpritur pasi kjo mund të pasqyrojë metodat e të mësuarit dhe shkëmbimin e përvojës nga vendet e tjera me përvoja dhe sfida të ngjashme me vendet e EJL.

By