𝐔𝐍𝐓 𝐔 𝐏𝐑𝐎𝐌𝐎𝐕𝐔𝐀 𝐏𝐀𝐑𝐀 𝐌𝐀𝐓𝐔𝐑𝐀𝐍𝐓Ë𝐕𝐄 𝐓Ë 𝐕𝐄𝐋𝐄𝐒𝐈𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐎𝐇𝐑𝐈𝐓

𝐕𝐞𝐥𝐞𝐬/𝐎𝐡ë𝐫 𝟏𝟓.𝟎𝟒.𝟐𝟎𝟐𝟏 Në kuadër të aktivitetit për promovimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup më 15 prill 2021, u realizuan dy promovime online para maturantëve nga shkollat e mesme profesionale komunale ‘Kole Nedelkovski nga Velesi dhe OEMUC shkolla e mesme ‘Shën Naumi i Ohrit’ nga Ohri. Promovimi u realizua nga profesorët Zoran Trifunov, Olivera Petrovska dhe Jovan Hristoski.
Pesë fakultetet pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup iu prezantuan maturantëve, me theks të veçantë programet e studimit të Fakultetit të Shkencave Teknike.
Maturantët u njohën me misionin, vizionin, pajisjet e laboratorëve dhe përparësitë e studimit në Universitetin tonë. Ata u informuan për web-faqen dhe vendndodhjen e universitetit.
Pas prezantimit dhe simulimeve, u diskutua për pyetjet e bëra nga maturantët.

 

_Prezentacija 15.04.2021_Ohrid