Me ftesë nga Ministria per Punë dhe Politikë Sociale, dhe nën organizim të Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, përmes profesoreshës Dr. Urime Demiri Shaipi morri pjesë në Konferencën online, të organizuar për nder të kësaj date.
Tema e Konferencës për këtë vit ishte e lidhur me parashikimin, përgatitjen dhe dhënien e përgjigjes ndaj krizave, siç është kjo me Covid-19 dhe investimi në sistemet e sigurisë dhe shëndetit të qëndrueshëm dhe elastik.
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar që qeveritë, punëdhënësit, punëtorët dhe popullata e përgjithshme të përballen me sfida të pashembullta në lidhje me virusin dhe efektet e shumta që ka pasur në vendet e punës. Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndet në Punë do të përqëndrohet në përforcimin e strategjive nacionale për ndërtimin e Sistemeve elastike të Sigurisë dhe Shëndetit në punë, në mënyrë që të përballen me krizat tani dhe në të ardhmen, duke nxjerrë mësime nga përvojat e botës së punës.