𝐍𝐉Ë 𝐄𝐍𝐃Ë𝐑𝐑 𝐄 𝐑𝐄𝐀𝐋𝐈𝐙𝐔𝐀𝐑

Sot, rektori i UNT-së Prof. Dr. Azis Pollozhani, i shoqëruar nga prorektori Prof. Dr. Bedri Ademi priti në një takim z. Izmit Kurtishi dhe z. Hatib Selën.

Në takimin i cili kaloi në atmosferë miqësore, bashkëbiseduesit, studentë të viteve të shtatëdhjeta në Universitetin e Prishtinës, si qindra studentë tjerë shqiptarë nga Maqedonia, revokuan kujtimet e asaj kohe, duke cekur një iniciativë të atëhershme për hapjen e universitetit në gjuhën shqipe në Shkup, respektivisht, që në kuadër të Universitetit të atëhershëm ‘Qirili dhe Metodi’, të hapen programe studimore dhe fakultete në gjuhën shqipe.

Sot, 40 vite pas, shumë gjëra ndodhën ndërkohë, por konkludim i përbashkët ishte se me gjithë vonesat, ëndrra rinore për universitet shqiptar në Shkup u bë realitet, me hapjen e Universitetit ‘Nënë Tereza’ pesë vite më parë.