𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟐𝟖 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟏 – Rektorati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup reagon për shkak të mospërfilljes të kërkesës tonë për vaksinim prioritar që do të mundësonte fillimin e papengueshëm të vitit të ri akademik 2021/2022.
Stafi Akademik dhe Administrativ i UNT-së u indinjua tej mase pas informacioneve se disa universitete në mënyr të organizuar kanë marrë dozën e dytë të vaksinës në mbrojtje të virusit Covid 19. Për këtë arsye Rektorati është i detyruar që edhe publikisht të shpreh pakënaqësinë e vet dhe të kërkojë realizimin e organizuar të vaksinimit.
Jemi të bindur se vetëm realizimi me kohë i vaksinimit për punëtorët e UNT-së , si edhe të universiteteve tjera, do të siguronte fillimin në kohë dhe mbarvajtjen aktiviteteve akademike në fillim të semestrit dimëror.
Rektorati,
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup