Në emër të të punësuarve dhe studentëve të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Rektori Prof. Dr. Aziz Pollozhani shpreh ngushëllimet më të thella për jetët e humbura tragjikisht në zjarrin që ndodhi në spitalin modular të Qendrës Klinike të Tetovës.
Njëherit të lënduarve u deshirojmë shërim sa më të shpejtë.
Rasti tragjik me pasoja të tmerrshme, ku humbën jetën dhe u lënduan të sëmurët dhe punonjësit shëndetësor, tronditi zemrat e gjithkujt.
Ne ndajmë dhimbjen me familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe i lutemi Zotit për shërimin sa më të shpejt të të lënduarve si dhe të semurëve të tjerë që panë nga afër me sy keto pamje të dhimshme tragjike.
Në keto çaste të vështira, ne jemi edhe pranë të gjithë qytetarëve të Tetovës, duke ndarë këtë dhimbje të madhe bashkë me ta.