Studentja Mersije Ajredini nga Fakulteti i Shkencave Teknologjike, drejtimi Teknologji Ushqimore, ka filluar punën praktike në kompaninë e çokolladës “Kekbis” të Turqisë.
Përgjatë praktikës dy mujore ajo do të punoj në pjesën e kontrollimit te kualitetit të produkteve. Puna praktike e studentës po organizohet nga Universiteti “Nënë Tereza”, duke u financuar nga Agjencioni kombëtar i programeve Evropiane për arsim dhe mobilitet Erasmus+.
“Studimet në UNT më kanë ndihmuar shumë për te nisur rrugëtimin në karrierën time. Përmes njohurive që kam marrë, falë gatishmërisë dhe bashkëpunimit të profesorëve, procedurat e punës nuk më duken të vështira dhe jam avancuar në zhvillimin e profesionit tim” thote Mersije Ajredini.
UNT, studentes i uron punë të mbarë dhe shumë suksese në të ardhmen.

By