STUDENTË DHE PROFESORË TË UNT-SË MARSHUAN NË MAJAT E MALIT TË MATKËS

Për nder të 5 vjetorit të UNT-së u organizua marsh një ditor në Matkë
STUDENTË DHE PROFESORË TË UNT-SË MARSHUAN NË MAJAT E MALIT TË MATKËS
𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟐𝟏.𝟏𝟎.𝟐𝟎𝟐𝟏 Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 5 vjetorit të fillimit me punë të Universititetit “Nënë Tereza” në Shkup, programi studimor ‘Sport dhe Shkenca Sportive’ në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale, organizuan aktivitetin sportiv të titulluar “Marshi një ditor dhe lojërat popullore”.
Në realizimin e këtij aktivitetit morrën pjesë stafi akademik i udhëhequr nga Prof. Dr. Blerim Saiti dhe studentët e programit studimor të sportit, të cilët u shoqëruan edhe nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit, M-r.Bujar Kajolli.
Aktiviteti filloi nga Shpella e Ariut në Matkë, duke marshuar drejt Kishës së Shën Vasilit. Pas një pushimi të shkurtër lart, u zhvilluan lojëra tradicionale popullore, si tërheqja e litarit dhe Kalaja dibrane.
Pas përfundimit të lojërave, grupi e nisën zbritjen drejt pikë takimit fillestar, Shpella e Ariut.
UNT gjatë muajit tetor ka organizuar disa aktivitetet, për nder të 5 vjetorit të fillimit me punë të universitetit të vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.