PROF.DR. BEKIM FETAJI ISHTE I FTUAR SI FOLËS KRYESOR (KEYNOTE) NË KONFERENCËN ETIMA 2021 

Prof.Dr. Bekim Fetaji nga Fakulteti i Informatikës, Universiteti Nënë Tereza, ishte i ftuar si Folës kryesor (Keynote) në Konferencën ETIMA 2021, Inxhinieri Elektrike, Teknologji, Informatikë, Makineri dhe Automatizim, – shkenca teknike të aplikuara në ekonomi, arsim dhe industri.

Ai mbajti prezantimin e tij Kryesor më 19 shkurt me temën e titulluar: Vlerësimi i Aftësive dhe Kompetencave Dixhitale të Administratës Publike dhe Përcaktimi i Niveleve të Aftësive të tyre.

Axhendën dhe programin e konferencës mund ta gjeni online në linkun e mëposhtëm: 

https://etf.ugd.edu.mk/images/etima2021/agenda-etima2021.pdf