𝐋𝐞ç𝐞, 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐 Profesorët e Fakultetit të Shkencave të Informatikës Edmond Jajaga dhe Veton Rushiti, prezantuan rezultatet e punës së arritur në projektin Anti-Drones i mbështetur nga programi ‘Science for Peace and Security’ i NATO-s. Prezantimi i rezultateve u realizua në Konferencën ndërkombëtare për përpunim dhe analizë të fotografisë ICIAP 2021,u zhvillua në Leçe të Italisë nga data 22.05.2022 deri 27.05.2022.
Pjesëmarrjes në konferencë i parapriu rangimi i ekipit të UNT-së si njëri ndër fituesit në garën e 5-të ‘Drone vs Bird Challenge’.Në këtë projekt UNT është në partneritet me qendrën ‘Radar and Surveillance System National Laboratory’ – Itali si dhe me Universitetin Shtetëror të Kazakistanit të Veriut.
Qëllimi i projektit është ndërtimi i sistemit Anti-Drone i bazuar në përpunimin e të dhënave multisensoriale për detektimin, njohjen dhe ndjekjen e dronëve të rrezikshëm.
Pjesëmarrës në ekipin hulumtues të UNT janë edhe pedagogët Blerant Ramadani dhe Daniel Pavleski, si dhe koordinatorja e projektit Olivera Petrovska. Puna dhe kontributi i tyre po i përmbush kërkesat e projektit dhe poashtu prezantohet në konferenca prestigjioze.