Shkup 23.06.2022 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. Dr. Izet Zeqiri sot zhvilloi një takim pune me Zëvendës kryeministrin e parë z.Artan Grubi. Gjatë takimit ku prezent ishte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Jeton Shaqiri, rektori Zeqiri mori uratë për detyrën e re, ndërsa iu premtua mbështetje e pa rezervë në adaptimin e objekteve të reja të UNT-së, të cilat qeveria ia ndau universitetit tonë.
Kryetemë e takimit ishte renovimi dhe aftësimi i Kampusit të ri universitar në zonën e Kazermës “Ilinden” ku objektet ekzistuese, sipas Zëvendës kryeministrit Grubi së shpejti do të fillojnë të rikonstruohen dhe përshtaten me standard bashkëkohor për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët, pas realizimit të pranim-dorëzimit të lokacionit dhe përfundimit të të gjitha procedurave administrative.
Grubi në takim tha se Universiteti “Nëna Tereza” do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë në realizimin e aspiratave për cilësi infrastrukturore dhe programore të studimit.