NË UNT MBROHET ME SUKSES TEMA E MAGJISTRATURËS SË PARË NË DREJTIMIN “SPORT DHE SHKENCAT SPORTIVE”
Shkup, Korrik 2022 – Në Fakultetin e Shkencave Sociale programi studimor i ciklit të dytë “Sport dhe Shkencat Sportive” pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u realizua me sukses mbrojtja e parë e magjistraturës të kandidatit Muamer Abdullau me temë: “Relacionet e disa karakteristikave antropometrike, aftësive motorike dhe specifiko-motorike tek futbollistët e moshës 17- vjeçare”.
Komisioni në përbërje: Prof. Dr. Blerim Saiti kryetar i komisionit, Doc. Dr. Agon Saiti anëtar, Prof. Dr. Visar Ganiu mentor, punimin e vlerësuan si një studim shkencor mjaft interesant për shkencat sportive dhe tejet pragmatik duke konsideruar që i ka plotësuar të gjitha standardet dhe kriteret e duhura shkencore.
Ndryshe, kandidati Muamer Abdullau bëri një analizim mbi relacionet e Karakteristikave Antropometrike dhe Aftësive motorike si dhe atyre specifiko-motorike tek futbollistë e moshave 17-vjeçare duke treguar se edhe ky studim dëshmon që rruga e vetme për arritjen e rezultateve sportive është gërshetimi i shkencave sportive me pjesën aplikative.
UNT kandidatit tani më Mr.sc. Muamer Abdullau i uron suksese në karrierën e tij në fushën ku vepron dhe shëndet mbi veprimtarinë e tij jetësore.