Shkup, 07 Shtator 2022 – Në një atmosferë festive mes studentëve të sapopranuar të informatikës, rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri, në prani të prorektorit Fati Iseni, dekanit të FSHI Aleksandar Dimovski ndau kontratat për bursë të plotë studimi të gjithë studentëve të regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Informatikës pranë UNT-së.
Maturantët e shkëlqyeshëm që përzgjodhën të studiojnë pranë Fakultetit të Shkencave Informatike në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup gjatë vitit akademik 2022/20023 përfituan bursë 100%. Maturantët me sukses mes notës 4.00-4.99, përfituan 50 për qind bursë.
Këto bursa që u mundësuan nga bashkëpunimi mes UNT-së dhe Agjencisë për Komunikime Elektronike, do të vazhdojnë të jepen edhe gjatë afatit të dytë të regjistrimit që do të zgjat nga data 12 shtator deri më 15 shtator.