Shkup, 10.09.2022 Rektori i UNT-së, Prof dr. Izet Zeqiri sot nënshkroi marrëveshje me kryetarin e Komunës së Çairit z.Visar Ganiu, me të cilën komuna do të financon 20 studentë që do të regjistrohen në degët deficitare Mekatronikë, Menaxhment industrial dhe Elektroenergjetika dhe burimet e ripërtrishme të energjisë.

Rektori i UNT-së Zeqiri falënderoi kryetarin e komunës Ganiu, si dhe komunën e Çairit në përgjithësi për mbështetjen permanente në drejtim të konsolidimit të UNT-së, që nga themelimi. Kryetari Ganiu tha se ky akt paraqet një hap të rëndësishëm për avancimin akademik të shoqërisë tonë, si dhe forcimin e tregut të punës në këto fusha deficitare.

Ndryshe për këto bursa, studentët e rinj mund të konkurrojnë nga e hëna kur edhe fillon afati i dytë i regjistrimit deri të enjten, më 15 shtator. Javën e kaluar rektori Zeqiri poashtu u ndau bursa të gjithë studentëve të pranuar në Fakultetin e Shkencave të Informatikës.

By