REKTORI ZEQIRI PREZANTOI ASHAM-IN NË TAKIMIN E AKADEMIVE RAJONALE NË BOSNJË E HERCEGOVINË

Sarajevë, 07.10.2022 Rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri po qëndron në vizitë pune dyditore në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, ku është duke u zhvilluar takimi i Akademive të Shkencave dhe Arteve nga vendet e rajonit.

Rektori Zeqiri, i cili është Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm prezantoi sfidat me të cilat ballafaqohet ASHAM dhe projektet afatmesme dhe afatgjata të saj.

Temë boshte e takimit të Sarajevës është forcimi dhe intesifikimi i bashkëpunimit ndërakademik në drejtim të realizimit të projekteve të përbashkëta, aplikimin e tyre në fondet rajonale, ato europiane të kërkimit, si dhe në fondet ndërkombëtare.

Në takimin e Akademive të Shkencave dhe Arteve nga vendet e rajonit marrin pjesë Akademitë e Shkencave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Akademia Kombëtare Gjermane-LEOPOLDINA, ato të Malit të Zi, Sllovenisë dhe Turqisë.

By