Shkup, 27.02.2023 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri në kuadër të bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, priti në një takim pune afaristin e mirënjohur nga Shkupi z. Fatmir Etemi.
Rektori Zeqiri njoftoi për së afërmi Z.Etemi për ecurinë e konsolidimit të UNT-së, si në aspektin akademik po dhe në veçanti ecurinë e punëve të rikonstruimit të objekteve në ish kazermën “Ilinden”, ku tani universiteti disponon me 50 mijë metra katrorë tokë, dhe katër ndërtesa për zhvillimin e procesit studimor, mes të cilave njëra ndërtesë me 3200 metra katrorë hapësirë, është në renovim e sipër.
Rektori Zeqiri, falënderoi për mbështetjen që jep komuniteti i biznesit në përgjithësi, dhe z.Etemi në veçanti për konsolidimin e UNT-së, si universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet. Bashkëpunimi i UNT-së me komunitetin e biznesit realizohet në kuadër të Këshillit të Miqve të UNT-së.