Shkup, 22.03.2023 – Universiteti Nënë Tereza në Shkup sot organizoi promovimin e librit “Paqe, Dashuri, Liri”, botim në gjuhën shqipe i Institutit Alternativa Liberale, që u përfaqësua nga znj. Minire Ceka. Drejtori i Qendrës për Botime Akademike dhe Bibliotekës në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Mustafa Ibrahimi mirëpriti përfaqësuesit e këtij instituti, ndërsa u shpreh se ky botim do ta pasuron bibliotekën e UNT-së me me shkriume të autorëve të shumtë amerikan.

Zonja Ceka tha se libri përfshin ese nga autorë të njohur amerikanë, si Steven Pinker, Robert McCdonald, Radley Balka, Emmanuel Martin, Erik Gartyke, Willfred Oden dhe shumë autorë të tjerë, që ofrojnë prova dhe argumente për paqen, dhe ato mbështeten në disiplinat e psikologjisë, ekonomisë, shkencave politike, historisë, drejtësisë, sociologjisë, filozofisë morale, poezisë, letërsisë dhe estetikës.Në promovim ishte edhe përgjegjësaj e revistës studentore ‘Studenti’ Bejhane Alili e cila tha se për studentët esetë të përfshira në libër japin informaciuone shtesë për studentët që janë pjesë e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Libri “Paqe, Dashuri, Liri” promovon paqen dhe shmangien e dhunës, me çdo çmim, dhe ofron paqen si alternativë për përdorimikn e forcës.

By