Shkup, 21.03.2023 – Departamenti për Punë dhe Politikë Sociale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të UNT-së shënoi Ditën Botërore të Sindromës Down dhe Ditën Botërore të Punës Sociale, me mysafirë nga Shoqata e fëmijëve me nevoja të veçanta ‘Dua Ylberin’.

Aktiviteti u organizua nga Doc.dr. Mirlinde Bilalli dhe Doc.dr. Hava Rexhepi, nën kujdesin e koordinatores së Departamentit për Punë dhe Politikë Sociale, Dr. Nita B. Luma, me ç’ rast u shkëmbyen ide dhe përvoja mes pedagogëve të UNT-së dhe përfaqësueve të Shoqatës së fëmijëve me nevoja të veçanta ‘Dua Ylberin’.

Gjatë programit të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, studentë të Programit studimor Punë dhe politikë sociale vizituan këtë shoqatë me seli në Shkup.

By