Filloi fushata intenzive promovuese në shkollat e mesme në gjithë vendin

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟐𝟓.𝟎𝟒.𝟐𝟎𝟐𝟑 Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup filloi fushatën promovuese me një delegacion profesorësh të cilëve u printe vetë rektori Prof. dr.Izet Zeqiri.

Zeqiri para maturantëve të gjimnazit ‘Zef Lush Marku’, të shkollës së mesme të juridikut dhe ekonomisë ‘Arseni Jovkov’ dhe shkollës ‘Cvetan Dimov’ tha se ka ardhur ti takon maturantët me qëllim të bashkëbisedon me ta drejtpërdrejtë dhe të ju bën me dije se do të kenë çasje në çdo kohë për kërkesat e tyre.

Hapja e universitetit publik në gjuhën shqipe në Shkup, ‘është një mrekulli që duhet ta shfrytëzoni’, u tha Zeqiri maturantëve, të cilëve u prezantoi 39 programet studimore që UNT ofron në tetë fakultetet e saj.

Rektori Zeqiri informoi maturantët për përparësitë që do të kenë në kampusin e ri universitar të UNT-së, që përpos objekteve të rinovuara në hapësirë prej 6 mijë metrash katrorë, do të kenë edhe tre fakultete të reja, atë të ekonomisë, juridikut dhe shkencave humanistike, që së bashku me pesë fakultetet aktuale atë të ndërtimtarisë dhe arkitekturës, informatikës, shkencave sociale, shkencave teknike dhe shkencat teknologjike, gjithësej do të ketë 8 fakultete.

Pjesë e ekipit promovues të UNT-së ishin prorektorët, dekanët dhe profesorë nga tetë fakultetet, të cilët prezantuan ofertën akademike të universitetit tonë. UNT po zhvillohet çdo ditë e më shumë, si në aspektin e kuadrit ashtu edhe të hapësirave, ndërsa edhe më tej ngelet universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.

Maturantët nga shkollat e mesme në Shkup shfaqën interes për degët studimore dhe zhvilluan diskutim me ekipin e profesorëve. Maturantëve iu shpërndanë broshura me informacione lidhur me veprimtarinë e universitetit tonë.

Ndryshe, rektori Zeqiri është rektor i parë që viziton shkollat e mesme, dhe jo anasjejltas siç edhe është praktikë, që shkollat e mesme, respektivisht maturantët e tyre të vizitojnë universitetet.

By