Tetovë, 04.05.2023 Profesorët e Universitetit ‘Nënë Tereza’ nē Shkup Prof.Inord.Dr. Drenusha Kamberi dhe Prof.Inord.Dr. Zana Beqiri Luma prezantuan ofertën akademike para maturantëve të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” dhe Shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë.
Maturantët e Tetovës u informuan me kushtet për mësim në hapësirat e reja të UNT-së, si dhe 39 programet studimore në tetë fakultetet e tij, pesë aktualet: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i shkencave Teknologjike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, si dhe fakultetet e reja Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Juridikut dhe Fakulteti i Shkencave Humanistike.
UNT është i vetmi universitet publik me mësim në guhën shqipe në kryeqytet dhe ka programet më deficitare, informuan profesorët e UNT-së maturantët në Tetovë.
Gjatë vizitave u shpërndanë fletushka informuese si dhe u zhvillua sesion i pyetjeve dhe përgjigjeve për çështjet që u interesonin.