Bosnjë dhe Hercegovinë, Tetor 2023 – Në kuadër të rrjetit celular CEEPUS Modelimi, Simulimi dhe Dizajni me Kompjuter në Inxhinieri dhe Menaxhment, profesori pranë Fakultetit të Shkencave Informatike i Universitetit “Nënë Tereze” në Shkup Doc.dr. Stojan Kitanov realizoi ligjërata profesionale në Fakultetin Teknik në Universitetin e Bihaq-it, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Profesori Kitanov së pari bëri një pasqyrë të mundësive për studim dhe hulumtim të cilat ofrohen nga vetë Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, me referencë të veçantë për Fakultetin e Shkencave të Informatikës.
Doc. dr. Stojan Kitanov i realizoi me sukses ligjëratat profesionale, të cilat ishin veçanërisht interesante për studentët dhe stafin mësimdhënës të Fakultetit Teknik në Universitetin e Bihaqit, ku Ai diskutoi për hyrjen në kontinuumin informatik (Computing Continuum), modelin kompjuterik dhe arkitektura, shqyrtimi i rrjetit celular 5G, Cloud Computing dhe Mobile Cloud Computing, shqyrtimi i rrjeteve celulare 6G, inteligjenca artificiale e shpërndarë në rrjetet celulare 6G dhe të tjera.
Gjithashtu profesori Kitanov zhvilloi diskutime me menaxhmentin e Universitetit të Bihaqit për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet Fakultetit Teknik pranë Universitetit të Bihaqit dhe Fakulteti i Shkencave Informatike në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, për pjesëmarrje të përbashkëta në projekte ndërkombëtare si dhe ngritjen dhe zhvillimin e arsimit të lartë mes dy institucioneve.