Shkup, 19.10.2023 – Në ambientet e punës sot, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri, priti në një takim pune dy artistët nga vendi z. Nexhat Suma dhe z. Emin Gaxha.

Rektori Zeqiri artistëve Suma dhe Gaxha i njoftoi për ecurinë e punëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, zhvillimin e procesit akademik në hapësirat e reja në kampusin universitar si dhe angazhimin e menaxhmentit për ngritjen e cilësisë të arsimit të lartë në UNT.

Të dy artistët nga Shkupi z.Nexhat Suma dhe z. Emin Gaxha, falënderuan rektorin Prof.dr. Izet Zeqiri për mirëpritjen dhe elaborimet të ecurisë së punëve në UNT si Universiteti i vetëm publik në kryeqytet në gjuhën amëtare.

By