Veles, Tetor 2023 – Studentët e Fakultetit Juridik nga programi studimor Kriminalistikë pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ishin pjesëmarrës në “Trajnimin për angazhim dhe fuqizim e të rinjëve për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm” organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – misioni në Shkup (OSBE).

Në këtë trajnim pjesëmarrës ishin të gjitha universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga fakultetet e programeve studimore kriminalistikë dhe studimeve të drejtësisë.Studentët e UNT-së përveç ligjëratës teorike kishin mundësinë që të ndjekin edhe në formën praktike simulimin e tërmetit, ushtrime të veçanta nga Kryqi i Kuq në Shkup, vizita studimore nga Ministria e Punëve të Brendshme më pas për herë të parë nga studentët e RMV-së u vizitua njësia speciale “Tigër”.

Trajnimet e tilla studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup vazhdojnë ti ndjekin gjithmonë me qëllim të ngritjes të zhvillimin të procesit studimor. Studentët e Fakultetit Juridik nga programi studimor Kriminalistikë në fund u certifikuan nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – misioni në Shkup (OSBE).

By