Në kuadër të programit Erasmus Plus, dy pedagogët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Neritan Turkeshi dhe Prof.dr. Shpëtim Rexhepi realizuan vizitë pune në Universitetin ‘Sabahattin Zaim’ në Stamboll të Turqisë.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof.dr. Neritan Turkeshi para studentëve mbajti ligjeratë me temë “Inflacioni dhe politika monetare” duke vendosur në theks të veçantë rolin e politikës monetare dhe ndikimin e saj në nivelin e inflacionit duke kontrolluar ofertën e parave dhe normat e interesit. Profesor Turkeshi gjithashtu elaborime kishte edhe për bankat qëndrore ku përdorin instrumente si normat e interesit dhe rezervave minimale për të rregulluar fluksin e parave në ekonomi.

Ndërsa Prof.dr. Shpëtim Rexhepi përballë studentëve realizoi ligjeratën edukative me temë “Vargjet numerike, koncepti i limitit” para studentëve të Universitetit ‘Sabahattin Zaim’ në Stamboll të Turqisë.

By