Një grup studentësh nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup pranë Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Sociale morën pjesë në punëtorinë dyditore nën udhëheqjen e Doc.dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri, ku ishin pjesë e projektit “Migrimi dhe të Rinjtë” i cili është duke u implementuar nga Rrjeti i Grave në Shkencë dhe Platforma për Investim në Komunitet / (Community Investment Platform – CIP), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Fondacioni Albiz, ku implementuesi Rrjeti i Grave në Shkencë në qytetin e Shkupit në ambientet e Qendra Rinore e Komunitetit – Çair – YCCC, organizoi punëtori dyditore me pjesëmarrës të moshës 18-25 vjeçare.
Studentët patën rastin që nga afër të mernin indikacionet dhe të zbulojnë shumë çka nga migracioni që tani më ka kapur edhe me një ritëm më të madh vendin tonë.
Punëtoria e parë realizua në datë 30.11.2023 nga Dr. Ardita Abduli Reka, e cila pjesëmarrësve ju foli në mënyrë të detajuar mbi migrimi e të rinjve, shkaqet dhe faktorët e migrimit, masat parandaluese të tij si dhe analizoi me pjesëmarrësit të dhënat statistikore të migrimit ndër vite, të konfirmuara zyrtarisht nga Enti Shtetëror për Statistika.
Punëtoria e dytë u realizua në datë 01.12.2023 nga Dr.Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila me pjesëmarrësit zhvilloi një trajnim interaktiv mbi forcimin e kapaciteteve të të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u ndalur në disa pika të rëndësishme si – zhvillimi i kapaciteteve individuale dhe promovimi i sektorit privat si mundësi e mirë punësimi për të rinjtë.