Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup morën pjesë në trajnimin “Një rajon më i mirë fillon me të rinjtë”, organizuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (Regional Youth Cooperation Office RYCO).
Trajnimi i realizuar nga 29.11.2023 deri më 01.12.2023 në Mavrovë me pjesëmarrës të studentëve nga të gjitha Universitetet shtetërore të Republikës të Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë nga Fakultetet e studimeve të drejtësis, shkencave kriminalistike, fakultet për sigurim.
Në këtë trajnim u diskutuan tema të ndryshme, më e rëndësishmja ishte për paqen dhe sigurinë e të rinjve. Programet e trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të fokusuara në rininë, paqen dhe sigurinë janë thelbësore për pajisjen e të rinjve me aftësitë, njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të marrë pjesë aktive në përpjekjet për ndërtimin e paqes.
Këto programe trajnimi për studentët në veçanti ata të UNT-së iu ndihmojnë në ngritjen dhe thellimin e studimeve të tyre shkencore si dhe synojnë të përmirësojnë kuptimin e tyre për zgjidhjen e konflikteve, ndërmjetësimin, udhëheqjen dhe të drejtat e njeriut gjithashtu duke investuar në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve.