𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟑.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟐𝟑 Në një takim miqësor, rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup Prof. Dr. Izet Zeqiri sot takoi deputeten dhe koordinatoren e Klubit të deputetëve të rinj, Monika Zajkova me bashkëpunëtorë, me ç’ rast diskutuan nevojën e bashkëpunimit dhe financimit të përbashkët të Sistemit Informativ të Integruar nacional në nivel të gjithë arsimit të lartë në vend.

Në takim u vlerësua se së bashku me kuvendet universitare, duhet punuar në drejtim të përshpejtimit të procesit të dixhitalizimit në arsimin e lartë, sepse digjitalizimi në të gjitha sferat është i domosdoshëm, për të lehtësuar, thjeshtuar dhe modernizuar proceset, prandaj edhe digjitalizimi i arsimit të lartë është i një rëndësie vendimtare!Në bazë të bashkëpunimit të UNT-së me Klubit të deputetëve të rinj, përfaqësuesit e studentëve nga Universiteti “Nënë Tereza” do të marrin pjesë aktive në Hakatonin dyditor ku së bashku me deputetët dhe Institutin për qeverisje të mirë dhe perspektiva euro-atlantike, ku do të flitet për zgjidhjet e nevojshme ligjore që duhet të miratohen për të transformuar në mënyrë më efektive universitetet në vend.

Rektori Zeqiri i dha mbështetje të plotë kësaj iniciative dhe njoftoi përfshirjen dhe kontributin e tij aktiv në debatin publik të organizuar për këtë temë nga Klubi i deputetëve të rinj në Kuvend që do të zhvillohet më datën 20.12.2023.

By