𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟓.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟐𝟑 Sot në Fakultetin e Shkencave Humane, Dega e gjermanistikës qëndruan dy përfaqësuesit e institucioneve më të rëndësishme për shkëmbim akademik, të botës gjermane në Shkup, lektori gjerman Thomas Mair, përfaqësues i Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) dhe lektori austriak Besim Alili, pjesë e Shërbimit për Shkëmbim Akademik Austriak (OeAD).

Të dy lektorët së pari u pritën nga rektori i UNT-së, akad. Izet Zeqiri, ku midis tjerash diskutuan për bashkëpunimet ndërakademike, si një pasuri për studentët dhe një urë lidhëse me atë pjesë të botës gjermanishtfolëse.Lektori austriak z.Alili dhe ai gjerman z.Mair, para studentëve të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane dhe para stafit të FSHH, prezantuan gjerësisht ofertën e tyre dhe mundësinë e konkurimit në projekte të shumta që ofrojnë këto dy institucione, kryesisht për marrjen e bursave, pjesëmarrje në kampe verore dhe mundësitë e studimit të studentëve në këta dy vende.

Më pas, të dy lektorët e këtyre dy institucioneve përkatëse, u pritën nga dekani dhe stafi i fakultetit të FSHH-së, ku u diskutua për shumë çështje, me theks të veçantë për thellimin e bashkëpunimint në çdo fushë akademike, midis FSHH-së dhe Institucioneve përkatëse austriake (OeAD) dhe gjermane (DAAD).

By