Shkup, 07.02.2024 – Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Fakulteti Ekonomik së bashku me rektorin Prof.dr. Izet Zeqiri të udhëhequr në mentorim të dekanëve Prof.inor.dr. Neritan Turkeshi dhe Prof.inor.dr. Bukurie Imeri Jusufi realizuan vizitë studimore të detajuar si dhe ndjekën për së afërmi storje të suksesit dhe këshilla nga nikoriqi i kompanisë Alma M, z. Muarem Murtezani.

Në ligjëratën e kreut të kompanisë këshilla shkencore për studentët e UNT-së dha edhe rektori Prof.dr. Izet Zeqiri me qëllim motivimin dhe arritjet në majat e sukseseve të karirrës së tyre gjatë studimeve.

Në elaborimet e zhvillimit të punës të sektoreve të ndryshëm studentët paten rastin të ndëgjojnë nga udhëheqësi i resurseve humane pranë kompanisë Alma M z. Risto Mitrev, ku në mënyrë të specifikuar bëri spjegimet se si produktet kësaj kompanie arijnë në kohë dhe cilësi.

Kreu i kompanisë z. Murtezani në storjen e suksesit të Tij para studentëve të Doganës, Shpedicion dhe Sigurimeve dhe studentët e Ekonomikut kishte një ligjëratë tejet konstruktive duke i motivuar ata në rrugën e rrezikut që kaloi duke vendosur qëllim të pastërt në prioritetet e jetës me vetëbesim të plotë dhe plan konkret në veprim.Në këtë takim nuk mungoi edhe interaktiviteti i studentëve përballë kreut të kompanisë Alma M duke parashtruar pyetje, probleme dhe zgjidhje. Muaremi përveç përgjigjeve u ofroi studentëve punë praktike të thelluar si dhe punësime me kohë të caktuar në zyrat e kompanisë së Tij, duke marrë në konsideratë se të njejtët student ndjekin edhe studimet e tyre në UNT.

Sot, Alma-M ka qindra të punësuar, depo të shumta ultra moderne me mbi 5000 metra katror dhe hapësira për administratën prej mbi 2000 metra katror. Shumë herë është shpallur kompani e vitit nga Odat ekonomike, ndërsa vazhdimisht është në top listën e firmave të suksesshme në vend.

By