Shkup, mars 2024 – Fakulteti i Shkencave Teknike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup kryesuar nga dekani Prof.Inor.dr. Neritan Turkeshi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në hapësirat e kontrollit teknik të automjeteve “Top Autofer” me qendër në Kumanovë, që përfaqësohej nga znj. Madride Dervishi.
Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes UNT-së dhe kontrollit teknik të automjeteve “Top Autofer” ka të bëjë me realizimin e pjesës praktike të studentëve në hapësirat e kontrollit teknik. Gjithashtu studentët do të kenë mundësi të marin informacione dhe të njoftohen me rregullat dhe mënyrën e funksionimit të kontrollit teknik të automjeteve.
Dekani Prof.Inor.dr. Neritan Turkeshi i shoqëruar nga Prof.dr. Olivera Petrovska u mirëpritën nga pronari i kompanisë z. Ridvan Dervishi i cili për së afërmi i njoftoi se përveç kontrollimit teknik në kompaninë e tij ka edhe qendër për dhënien e provimeve “Top Driver” dhe autoshkollën për leje patentimi “Jugo-Fer”.