Maroko, mars 2024 – Prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim Doc.Dr. Bujamin Bela përfaqësoi Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup në Konferencën Ndërkombëtare për Arsimin e Lartë organizuar nga programi për mobilitet Erasmus+ në Maroko.
Në Konferencën Ndërkombëtare për Arsimin e Lartë morën pjesë mbi 150 përfaqësues nga 40 vende të ndryshme të botës si Italia, Greqia, Qiproja, Spanja, Malta, Franca, Portugalia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Slovenia, Sërbia dhe vendet e tjera të Afrikës.
Qëllimi kryesor i organizatorit është përforcimi i kapaciteteve hulumtuese në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Diskutimet dhe sugjerimet janë të fokusuara mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit, rëndësisë- relevancës, evaluimit, planit aksionar, rreziqeve dhe analizës së prioriteteve, mbikqyrjes, rrjetëzimin-internacionalizmi, mobiliteti i stafit dhe studentëve, partnershipi dhe implementim i projekteve me impakt në rritjen e arsimimit cilësor.