Shkup, 21.03. 2024 Fakulteti i Shkencave Humane pranë Universiteti ‘Nëna Terezë’ në Shkup sot përmes një konkursi poezie, shënoi 21 Marsin – Ditën ndërkombëtare të poezisë. Konkursi që u zhvillua me poetë të rinj, nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit, tërhoqi vëmendjen e 20 nxënësve, nga të cilët Komisionin në përbërje Merita Abazi kryetare, dhe anëtarët, profesorët e UNT-së Prof. Dr. Sunaj Raimi dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. dr.Mustafa Ibrahimi selektoi 10 poezi për pjesëmarrje në konkurs.
Në konkurs qëllimi i të cilit ishte animimi, promovimi dhe stimulimi i poetëve të rinj, fitues të tre vendeve të para dolën, Alma Gjureci, fituese e vendit të parë me poezinë ‘Përjetësi’, Agnesa Suli vendin e dytë me poezinë ‘Të urrej’ dhe Meral Useini vendin e tretë me poezinë ‘Në hije të korridorit’, të cilët përveç mirënjohjes u shpërblyen me 5 mijë, 4 mijë dhe 3 mijë denarë.
Organizatori, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. dr.Mustafa Ibrahimi tha se poezitë që konkurruan ishin origjinale, ndërsa autorët e rinj konkurruan vetëm me një poezi.
Prof.dr. Sunaj Raimi në fjalën e tij tha se poezia është emocion, emocion që shprehet dhe karakterizohet me karakterin e gjithësecilit, që vie në shprehje përmes shprehjes në vargje.
Profesoresha Merita Abazi tha se është e lumtur që në këtë konkurs u paraqitën 20 vajza, poete të reja, prej të cilave u zhgjohen tre poezitë më të mira.
Komisioni gjatë vendimmarrjes vlerësoi talentin, origjinalitetin, mjeshtërinë e krijimit, përshtatshmërinë e medies së zgjedhur lidhur me idenë dhe përshtypjen e përgjithshme që e le poezia, ndërsa gjithë të pranishmit u shpërblyen me mirënjohje.Nxënëse tjera që morrën pjesë janë garrë ishin Albina Ramadani, Amra Idrizi, Anife Jakupi, Arbenita Kadriu, Ardita Emini, Dua Ajruli, Emsale Sinani, Ezana Demiri, Lina Zeqiri, Mirs Zeqiri, Senadije Kadriu, Toni Hatipi dhe Tuana Daci.
Mysafire në event ishte poetesha Mejrem Tusha e cila lexoi disa poezi të saja përpara studentëve.