Shkup, 26.03.2024 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune afaristin e mirënjohur nga Shkupi Fatmir Etemi, i cili është një nga partnerët e rëndësishëm të UNT-së që nga themelimi.

Rektori Zeqiri njoftoi z.Etemi me projektet për konsolidimin e vazhdueshëm të UNT-së, si në aspektin akademik ashtu edhe në atë infrastrukturor tani më në objektet e reja në ish kazermën “Ilinden”.

Etemi falënderoi rektorin Zeqiri për mirëpritjen dhe siguroi atë për thellimin e bashkëpunimit me qëllim ngritjen dhe avansimin e arsimit të lartë në Shkup dhe jo vetëm. Z.Etemi është pronar i kompanisë ndërtimore ZSF KOM nga Shkupi, ndërsa ka kontribuar në renovimin e tre objekteve në kuadër të UNT-së, të cilat sot janë adaptuar në salla mësimi moderne.

By