Strugë, Prill 2024 – Në kuadër të fushatës së prezantimit të Universitetit ”Nënë Tereza” në Shkup, një pjesë e stafit të universitetit vizituan shkollat e mesme të Strugës për të njoftuar maturantët me programet studimore që ofrohen brenda tij.

Maturantët e dy shkollave të mesme të Strugës, Sh.M.K “Dr. Ibrahim Temo” dhe Sh.M.K “Niko Nestor” u informuan mbi sistemin e funksionimit të UNT-së, kushtet e studimit dhe programet e shumta studimore që janë deficitare dhe përmes të cilave mundësohet punësim i shpejtë brenda veprimtarive më të paguara të kohës.Fakultetet dhe programet e studimit u prezantuan nga Dr. Hava Rexhepi, Dr. Arbresh Raveni, Dr. Blerta Kondri, Mr. Genti Reci, Mr. Valmir Dalipi, Dr. Edona Vinca me ndihmë teknike nga Bujamin Muça dhe Jetmir Usejni.

Gjatë prezantimit të universitetit u theksuan veçantitë e institucionit tonë akademik, siç janë programet studimore që kërkon tregu bashkëkohor dhe që kanë në fokus punën praktike por edhe bashkëpunimet e shumta me universitete evropiane brenda programeve siç janë Erasmus Plusi dhe CEEPUS-i. Poashtu, u diskutua edhe mbi kushtet moderne të studimit ku bën pjesë edhe kampusi modern në kryeqytet me të gjitha kushtet që kërkon koha.

Pas prezantimeve vijoi bisedë joformale me maturantët të cilëve iu ofruan këshilla akademike dhe praktike lidhur me rrugën akademike për të cilën po përgatiten.

By