Maribor, Slloveni maj 2024 në Universitetin e Mariborit në Slloveni, u realizua trajnimi i dytë i projektit për “Revitalizim të Qëndrueshëm Bioklimatik të Hapësirave Urbane të Braktisura”. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është institucioni udhëheqës i projektit “Sustainable Bio climatic Revitalization of Abandoned Urban Spaces” (SBRAUS) i mbështetur nga programi Erasmus +,  ku partner të këtij projekti janë disa fakultete me renome Evropiane në lëminë e  Arkitekturës nga universitetet prestigjioze si: IUAV (Venedik, Itali), University of Maribor (Sloveni), Hochschule Anhalt (Dessau, Gjermani) dhe University of Thessaly (Volos, Greqi).

Në kuadër të këtij projekti për tre ditë me radhë, përfaqësuesit e këtyre universitete ve dhe përfaqësuesit e UNT-së realizuan trajnimin e dytë ku diskutuan rreth strategjive të gjelbërta urbane për qytete dhe hapësira të jashtme publike.Projekti SBRAUS koordinohet nga: prof. D-r Radmila Tomovska, Asst. Mr Adelina Fejza dhe Asst. Mr Fjolla Pustina nga Fakulteti i Arkitekturës, si dhe Ilir Idrizi dhe Arta Axhiu Ademi nga Sektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare pran UNT-së.

By