Shkup, 28.05.2024 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri së bashku me prorektorin për shkencë dhe hulumtime Prof.dr. Bekim Fetaji pritën në një takim pune drejtorin e Fondacionit “ALBIZ” Besir Dernjani dhe kryetarin e asociacionit për konsulencë menaxhmenti Gligor Mihailovski.Rektori Zeqiri fillimisht informoi drejtorin Dernjani dhe kryetarin Mihailovski për ecurinë e UNT-së, si në sfidat e studimeve programore po edhe në çështjen infrastrukturore që shtrihet universiteti ynë.

Drejtor i Fondacionit ALBIZ, Besir Dernjani dhe kryetari i asociacionit për konsulencë menaxhmenti, Gligor Mihailovski shprehën interesimin e lartë për bashshkëpunim në projekte të përbashkëta në mobilizimin e fondeve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me kompanitë private.

Sot, përgjegjësia shoqërore e sektorit të biznesit duke investuar në projekte të arsimit, infrastrukturës, dhe iniciativa të tjera sociale, sektori i biznesit po bën një ndikim të madh pozitiv, duke kultivuar një mjedis ku zhvillimi ekonomik dhe përgjegjësia shoqërore shkojnë dorë për dorë.

By