Shkup, Maj 2024 – Në ambientet punës prorektorët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ai për Shkencë dhe hulumtime Prof.Dr. Bekim Fetaji, prorektori për Arsim dhe Çështje studentore Prof.Inor.Dr. Fati Iseni ai për Financa, Investime dhe Zhvillim Doc.Dr. Bujamin Bela, dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike Prof.Inor.Dr. Neritan Turkeshi si dhe Prof.Inor.Dr. Ilir Mehmedi expert i aeronoutikes mirëpritën profesorët dhe ekspertët e Inxhinierisë Mekanike dhe atë Prof. Edmondo Minisci nga Departamenti i Mekanikës dhe Aeronautikës, nga Universiteti Strathclyde, Glasgow të Mbretërisë së Bashkuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Mirlind Bruqi, si dhe Dr. Parid Alimhillaj nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit Politeknik të Tiranës nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, i Universitetit Politeknik të Tiranës.
Ky takim u krijua për krijimin e një programi studimor të Inxhinierisë Aeronautike në rajonin e Ballkanit, duke i shërbyer veçanërisht Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi e cila nismë synon adresimin e kërkesës në rritje për profesionistë të aftë në industrinë e aviacionit.
Universitetet rajonale të përfshira aktualisht në këtë përpjekje bashkëpunuese janë Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup si dhe Universiteti i Tetovës ku aktualisht po bëhen përpjekje për të përfshirë edhe universitete nga Mali i Zi.
Ky program synon të ofrojë arsim dhe trajnim me cilësi të lartë për studentët, duke i pajisur ata me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të shkëlqyer në aspekte të ndryshme të industrisë së aviacionit, duke përfshirë menaxhimin e aeroportit, kontrollin e trafikut ajror dhe mirëmbajtjen e avionëve.