Greqi/Athinë, Qershor 2023 – Në një takim kordinues pedagogët nga Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Inor.Dr. Diturije Ismaili nga Fakulteti i Shkencave Sociale në cilësinë e kordinatores të projektit, profesorët e Fakultetit të Shkencave Teknologjike, Prof.Inor.Dr. Sani Demiri, Doc.Dr. Genta Mirzo dhe Doc.Dr. Emira Ymeri  vijuan realizimin e takimeve në kuadër të projektit “COUTURE” të financuar nga programi Erasmus+, në Universitetin Harokopio.

Tema kryesore e takimit ishte krijimi i pesë moduleve që do të krijohen në kuadër të projektit dhe trajnimi praktik që pritet të organizohet në Universitetin ”Nënë Tereza” në Shkup. Gjithastu, në këtë takim u raportua për progresin e projektit dhe aktivitetet që priten të realizohen në vazhdimësi.

Ndryshe, projekti “COUTURE” ka për synim që të nxisë rritjen qëndrueshmërisë në industrinë e modës për të bashkuar artet tradicionale me dizajnin bashkëkohor. Ky projekt, ka për synim për ti pajisur të diplomuarit me aftësi unike që jo vetëm janë relevante, por shumë të kërkuara në tregun e punës për Ballkanin Perëndimor.

By