Kroaci/Shkup, 24.06.2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Dr. Izet Zeqiri dhe rektorja e Universitetit Rijekës, Prof.Dr. Snezhana Prijiç-Samarxhija nënshkruan memorandum mirëkuptimi mes dy institucioneve akademike të arsimit të lartë.

Memorandumi ka për qëllim krijimin dhe përkrahjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë ku bashkëpunimi i ndërsjellët mes UNT-së dhe Universitetit të Rjekës do të ketë synim shkëmbimin e personelit akademik, studentëve, aktivitete të përbashkëta arsimore dhe kërkimore përmes projekteve ndërkombëtare, simpoziumeve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera shkencore, implementimin e programeve të përbashkëta të diplomave akademike në ciklin e parë dhe të dytë, njohjen e drejtpërdrejtë të diplomave të lëshuara nga palët nënshkruese, pjesëmarrje në ngjarje sportive, kulturore.

Rektorët Zeqiri dhe Prijiç-Samarxhija gjithashtu bashkëbiseduan edhe për mënyrën e funksionimit të dy institucioneve të arsimit të lartë, dallimet mes dy universiteteve në programet studimore si dhe u pajtuan në përkushtimin të ngritjes akademike mes dy institucioneve.

By