Varnë/Bullgari, 18.07.2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Dr. Izet Zeqiri realizoi takim pune me rektorin e Varna Free University “Chernorizets Hrabar”, Prof.Dr. Petar Hristov me qëllim thellim bashkëpunimi mes dy institucioneve të arsimit të lartë.

Rektori Zeqiri dhe Hristov bashkëbiseduan për mënyrën e funksionimit të dy institucioneve të arsimit të lartë, dallimet mes asaj shtetëror dhe privat, programet studimore ofrohen për studentët, mënyrat për ngritje akademike të të rinjve, zhvillimin e arsimit të lartë mes dy vendeve edhe atë mes programit Erasmus plus.

Pjesë e takimit e rektorit Zeqiri ishin edhe profesorët Zoran Trifunov dhe Vlladimir Kitanovski ku gjatë bashkëbisedimit u dakorduan për bashkëpunim eventual në të ardhmen mes dy institucioneve me interes të përbashkët të dy institucioneve, UNT dhe VFU.

By