Shkup, Shtator 2024 – Në prani të stafit akademik dhe jo vetëm Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup realizoi seminarin shkencor të organizuar dhe moderuar nga prorektori për shkencë, Prof.Dr. Bekim Fetaji.
Qëllimi i këtij seminari ishte që të trajtohen temat dhe sqarimet për punimet shkencore në konferencë dhe revistat shkencore, në tre fazat e evaluimit të punimeve shkencore, duke filluar nga kontrollimi teknik të formatit të punimeve, plagjiatura dhe procesi i recenzionimit nga dy recenzentë anonim, ku në procesin e recenzimit u sqarua edhe platforma online që bëhet ku të gjithë recenzentët të identifikuar me numra i shkruajnë recenzionet e tyre si dhe mostra (shembuj) me shkrimin dhe procedurat e revistave (Journaleve) të Fakulteteve.
Prorektori Fetaji gjithashtu prezantoi edhe faqen e re të revistave (Journaleve) dhe numrat aktuale të revistave të të gjitha Fakulteteve në UNT me numrat në ISSN si dhe u diskutua për indeksimin e tyre më lartë.
Gjithashtu u sqarua se numri i parë i Revistave (Journaleve) lidhet me konferencën dhe punimet me komentet e fituara nga konferenca përmiresohen dhe të kompletuara dërgohen në revistat, e para në muajin Dhjetor, ndërsa e dyta muajin Maj e cila thirrje është e hapur për të gjithë dhe nuk është e lidhur me konferencën.
Ne fund u shperndanë certifikata për recenzuesit e vitit të kaluar dhe mirënjohje për kontributin që kanë dhënë për TSD konferencat (www.conference.unt.edu.mk) dhe 5 Revistat shkencore (www.journals.unt.edu.mk).
Seminari gjithashtu shërbeu edhe si platformë debati për ngritjen dhe përmiresimin e cilësisë.