Shkup, 19.05.2025 – Fakulteti i Shkencave të Informatikës në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup mirëpriti përfaqësuesen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Rekrutimit të kompanisë LinkPlus IT, znj. Zimrie Idrizi. Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të informohen nga afër për mundësitë e punës praktike dhe pozitat e hapura në këtë kompani të njohur të teknologjisë së informacionit.
Takimi u fokusua në procesin e rekrutimit, aftësitë dhe kompetencat që kërkohen në tregun e punës, si dhe rrugët e zhvillimit profesional në industrinë IT. Studentët përfituan këshilla praktike dhe udhëzime të vlefshme për të ndërtuar një karrierë të suksesshme.
Përfaqësuesja e kompanisë u prit nga dekani i FSHI-së, Doc. dr. Majlinda Axhiu, së bashku me anëtarë të tjerë të stafit akademik. Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet universiteteve dhe industrisë në përgatitjen e profesionistëve të rinj.







