Shkup,Maj 2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti në një takim pune znj. Zimrie Idrizi, përfaqësuese nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Rekrutimit të kompanisë LinkPlus IT.
Rektori Fetaji, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Informatike, Doc. Dr. Majlinda Axhiu, e informoi znj. Idrizi për së afërmi me misionin, objektivat strategjike dhe zhvillimet e fundit akademike dhe teknologjike në Universitet.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e praktikës studentore, rekrutimit të të diplomuarve si dhe përfshirjes së kompanisë LinkPlus IT në ligjërata të hapura, trajnime dhe projekte të përbashkëta me studentët dhe stafin akademik.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim që studentët e UNT-së të kenë më shumë mundësi të angazhohen në projekte reale të industrisë së teknologjisë dhe të përgatiten në mënyrë cilësore për tregun e punës.




