Shkup, tetor 2025 – Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, nga Fakulteti i Shkencave Sociale të programit studimor Media dhe Komunikim Ndërkulturor, realizuan një trajnim profesional treditor me përfaqësues të televizionit gjerman me shtrirje globale, Deutsche Welle.

Trajnimi me titull: “E VËRTETA NË XHEPIN TËND – ZOTËRIMI I GAZETARISË MOBILE DHE LUFTA KUNDËR DEZINFORMACIONIT“, pati për qëllim të ofrojë një guidë profesionale teoriko-praktike rreth realizimit të storjeve të dedikuara për media sociale, si dhe aftësimin e studentëve në detektimin e çrregullimit informativ dhe edukimit digjital në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Trajnues në këtë zhvillim profesional ishte redaktori i Deutsche Welle për platformën në gjuhën shqipe Dr. Pandeli Pani, fotoreporterja dhe gazetarja e DW-së Arbnora Memeti dhe profesori i mediave dhe komunikimit Agron Vrangalla.

Projekti u organizua nga Deutsche Welle dhe u mbështet nga landi gjerman North Rhine-Westphali. Ky bashkëpunim në mes UNT-së dhe medias prestigjioze Deutsche Welle, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të aftësimit të studentëve në drejtim të përsosjes së shkathtësive të tyre profesionale.

By