Shkup, 04.03.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Ndërmarrja për Transport Publik – NQP Shkup kanë zyrtarizuar sot bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet botës akademike dhe sektorit publik në shërbim të studentëve.

Kjo marrëveshje e nënshkruar nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe drejtori Gjeneral, z. Sasho Ilievski ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional.

Rektori Fetaji i shoqëruar nga prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, Kryetari i Kuvendit Studentor, Besar Sejdiu, si dhe Mr. Bejamin Rexhepi, njoftoi drejtorin gjeneral të Ndërmarrjes për Transport Publik, z. Ilievski dhe znj. Biljana Jankullovska për kapacitetet akademike të universitetit dhe synimin e përbashkët për të rritur standardin e shërbimeve dhe mundësive profesionale për studentët e UNT-së.

Ky memorandum parashikon një sërë aktivitetesh të përbashkëta që synojnë, praktikën profesionale, shkëmbimin e njohurive si dhe përmirësimin e kushteve dhe atë koordinimin për lehtësimin e kushteve të studimit dhe lëvizshmërisë së studentëve.

Rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji theksoi se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të studentëve në tregun e punës dhe përmirësimit të shërbimeve që institucionet publike ofrojnë për rininë akademike. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e NQP-së shprehën gatishmërinë për të mbështetur projektet arsimore dhe inovacionet që vijnë nga UNT.

By