Shkup, 27.10.2026 – Sot, rektori i Universitetit “Nënë Tereza“ në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektori për Financa, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, mirëpriti në një takim zyrtar drejtorin Ekzekutiv të Halkbank-ës, Dr. Fatih Shahbaz, si dhe anëtarin e Bordit Drejtues, z. Muhammed Hadzipazi.
Me kënaqësi ndajmë nismën për thellimin e bashkëpunimit me Halkbankën, me synim krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit financiar.
Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta arsimore dhe kërkimore, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, si dhe përfshirjen e studentëve dhe stafit akademik në iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe ekonomik.
Besojmë se partneritetet e tilla forcojnë lidhjen ndërmjet universitetit dhe komunitetit të biznesit, duke krijuar mundësi të reja për inovacion, dije dhe zhvillim të qëndrueshëm.
