REKTORI POLLOZHANI PRITI AMBASADORIN SLLOVEN MILAN JAZBEC

logo word. png

Shkup, 9 Prill 2019 Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani sot priti në një takim pune Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shkup, Milan Jazbec.

Në takimin miqësor që u hap në gjuhën shqipe nga ambasadori slloven Jazbec, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve, që ndikojnë në zhvillimin e ngushtë edhe në fushën e arsimit dhe kulturës.

Pollozhani në fjalën mirëseardhëse informoi ambasadorin Jazbec me procedurën e hapjes së UNT-së 3 vjet më parë, informoi atë me programet studimore, si dhe me themelimin e Galerisë së piktorit më të njohur nga Maqedonia në botë, Omer Kaleshi, të cilën edhe e vizituan.

Pollozhani njoftoi ambasadorin slloven se pas monografisë së Omer Kaleshit, që e botoi UNT-ja, me autor akademik Luan Starova, tani në botim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, do të botohet edhe një libër për piktorin tone të njohur.

Pollozhani uroi ambasadorin slloven edhe për botimin e romanit të tij në gjuhën shqipe ‘Ylberi përtej shpirtit’ në Prishtinë, dhe ftoi atë që ta promovon në ambientet e UNT-së.

Në takim u ra dakord që ambasadori slloven të ndikon në thellimin e bashkëpunimit mes UNT-së dhe universiteteve të Sllovenisë, sidomos me Universitetin e Mariborit që kryesisht përmbush degët teknike.

Si pjesë e programit Erasmus +, UNT-ja mund të merr pjesë edhe në programet për shkëmbim të studentëve, profesorëve dhe përvojave me universitete të Sllovenisë, për çka Jazbec tha se do të angazhohet.

Jazbec u ftua edhe në Konferencën “Migracioni, Mobiliteti dhe Mirëqenia sociale në kontekstin e integrimit euro-atlantik”, që do të zhvillohet në UNT në datat 10 dhe 11 maj.

Milan Jazbec është diplomat, profesor, gazetarë dhe politikan slloven.  Ndërmjet 8 dhjetorit 2000 dhe 31 tetorit 2004, ka punuar në Ministrinë Sllovene të Mbrojtjes, ndërsa në 19 shkurt 2017 ai zyrtarisht shpalli kandidauar e tij për Presidentin e Pestë të Sllovenisë në zgjedhjet presidenciale sllovene 2017, si kandidat i pavarur.