Universiteti “Nënë Tereza” me datë 22 shkurt, nënshkruajti një memorandum mirëkuptimi me kompaninë prestigjoze austriake të bazuar në Maqedoni – EVN. Ky memorandum hap rrugën e bashkpunimit të ndërsjelltë që do të rezultoj me hapa konkret me interes të të dy nënshkruesve, por para së gjithash në interes të studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”.
Nisur nga programet studimore dhe fushat përkatse të UNT-së, së bashku do të proçedohet drejt marrveshjeve që do të mundësojnë mbështetjen e studentëve në këto programe me interes për EVN-në, si gjatë studimeve poashtu edhe pas mbarimit, në punësim e tyre. Universiteti mbetet i hapur edhe për forma tjera bashkpunimi, që do të elaborohen në të ardhmen, në përputhje me interesin e dyanshëm.
Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë drejtorin e EVN-së në Shkup, z. Stefan Peter për gadishmërinë dhe mirkuptimin për hapjen e ketij procesi bashkpunues dhe shumë domethënës për ne.