Për herë të parë në Manastir u bë prezantim i një Universiteti në gjuhën shqipe. Universiteti Nënë Tereza organizoi një prezantim para maturantëve të këtij qyteti në muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Rektori i Universiteti, Prof. Dr. Azis Pollozhani, fillimisht bëri një prezantim të përgjithshëm të universitetit, misionit, vizionit dhe përparësive të të studiuarit në UNT. Këto përparësi u përmendën në vijim edhe nga profesorët gjatë prezantimit të fakulteteve përkatëse ku u përqendruan veçanërisht mbi mundësitë e punësimit për secilin program studimor. Maturantët patën mundësi të njihen më gjerësisht edhe mbi programet e reja të cilat janë ende në proces akreditimi.
Ekipi promovues pati një komunikimi interaktiv me nxënësit ku përpjekja ishte të kuptohej se cilat degë studimi preferojnë më së shumti ata dhe në cilat programe studimore të UNT-së mund ta gjejnë veten si studentë të ardhshëm. Gjatë këtij aktiviteti u vërejte interesim i lartë i maturantëve kryesisht në shkencat teknike pasi që Pellagonija ka kapicitet absorbues të këtyre profesioneve.